Rregullore e Promocionit “Fanta + Replay 2024” te organizuar nga

“ELKA-SA SH.A” (ELKA-SA)

1. Subjekti organizues i promocionit “Fanta + Replay 2024” është shoqëria ELKA-SA SH.A. (ELKA-SA), NUIS J61901061H, me seli në adresën: Rr. Kombëtare Tiranë-Durrës, Km 5, Kashar, Tiranë.

2. Promocioni “Fanta + Replay 2024” do të zhvillohet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

3. Promocioni “Fanta + Replay 2024” do të zhvillohet duke filluar nga data 08 Prill 2024 deri në 27 Maj 2024.

4. Mund të marrin pjesë në promocionin “Fanta + Replay 2024” të gjithë personat fizikë mbi 18 vjeç, me rezidencë të përhershme në Republikën e Shqipërisë, të cilët, që prej datës 08 Prill 2024 deri në 26 Maj 2024 ora 23:59:59, marrin pjesë tek shorteu. Produkte të prodhuara ose importuara nga Coca-Cola Bottling Shqiperia shpk si dhe prodhuara ose importuara te ELKA-SA SH.A

5. Nuk mund të marrin pjesë në promocionin “Fanta + Replay 2024” punëmarrësit e subjektit organizues, titullarët e distributorëve të autorizuar, apo punëmarrësit e pikave të shitjes ku tregëtohen produktet e ,ELKA-SA familjarët e personave të mësipërm (bashkëshort, bashkëjetues, prindër, fëmijë, vëllezër dhe motra).

6. Produktet e Coca-Cola Bottling Shqiperia shpk dhe ELKA-SA të përfshirë në këtë promocion do të shiten me çmimin normal të tregut. Çmimi i rekomanduar i tregut për ketë produkt gjendet në tabelën më poshtë:

Produktet pjese e promocionit
Fanta Orange
Fanta Exotic
Replay Patatina me Djathë
Replay Patatina me Paprika
Replay Patatina me Uthull
Replay Patatina me Chilli
Replay Patatina me Xaxiq
Replay Patatina me Barbecue
Replay Patatina me Rigon
Replay Patatina me Kripë

Për të marrë pjesë në promocion konsumatorët duhet të dërgojnë foton e kuponit tatimor i cili përmban minimalisht 1 (një) produkt Fanta dhe nje  Replay  të tregëtuar nga CCBS dhe ELKA-SA nëpërmjet website https://replaysnacks.com/ pa kosto. Kompania e cila do të menaxhojë dhe monitorojë ELKA-SA.

7. Mekanika e promocionit “Fanta + Replay 2024” konsiston në: “Fotografo kuponin tatimor i cili përmban të paktën një nga produktet Fanta + Replay dhe bëhu pjesë e shorteut “Fanta + Replay 2024”.

8. Për të marrë pjesë në promocionin “Fanta + Replay 2024” dhe për të fituar çmimin e vënë në dispozicion nga CCBS, pjesëmarrësit duhet të ndjekin udhezimet vijuese të përcaktuara në këtë rregullore:

  • Konsumatori duhet të dërgojë foto të kuponit tatimor i cili përmban të paktën një nga produktet Fanta + Replay , ne website https://replaysnacks.com/.

Hedhja e shorteut: Në datat  29 Prill 2024 në orën 10:00, 06 Maj 2024, 13 Maj 2024, 20 Maj 2024  dhe 27 Maj 2024 në orën 10:00në praninë e një noteri publik të autorizuar nga ELKA-SA  , do të bëhet hedhja e shorteut për të shpallur një fitues. Në total do të ketë 1 fitues për çmimin e madh, Lewis Hamilton Desert Adventure, në të cilin përfshihen 5 Paketa  (1+1) për ndeshjen Itali-Shqiperi Euro 2024. Në çmimin e madh përfshihen • Paketa perfshin:transport(vajtje-ardhje) , akomodim, mengjes+drek, si dhe biletat per ndeshjen Itali-Shqiperi 2024. Fitues do të jetë kuponi tatimor i parë i perzgjedhur në mënyrë rastësore i cili përmaban të paktën një produkt FANTA + REPLAY. Emërtimi i produkteve i cili do të konsiderohet i vlefshëm duhet të përmbajë fjalën “FANTA” dhe “REPLAY”. Noteri do të çertifikojë me anë të një procesverbali, i cili do të mbahet në momentin e hedhjes së shorteut dhe përzgjedhjes së kuponit fitues. Ky proçesverbal do të firmoset nga personat e pranishëm të cilët do të jenë; një punonjës i autorizuar nga CCBS, një punonjës i autorizuar nga 1UP Labs, një punonjës i autorizuar nga Autoriteti Mbikeqyres i Lojrave të Fatit, një punonjës i autorizuar nga Tatimet si dhe Noteri Publik ose Asistent Noteri i autorizuar nga ELKA-SA.

  • Vendi ku do të hidhet shorteu për zgjedhjen e fituesit është në zyrat e ELKA-SA SH,A, me adresë: Rruga “Vangjel Noti”, nr 169 Tiranë, Shqipëri.

Mënyra e zgjedhjes së fituesit do të jetë rastësore nga sistemi. Konsiderohet fitues i shorteut kuponi i parë i vlefshëm në radhë. Të gjitha kuponat e dërguar do të verifikohen nëse janë te sakta ose jo. Çdo kupon i dubluar ose që nuk përmaban asnjë produkt Monster Energy ose që është i palexueshëm do të refuzohet. Konsumatorët në momentin që ngarkojnë foton e kuponit në website do të njoftohen nëse kodi i tyre u pranua ose jo. Organizatori nuk mban përgjegjësi në rast ngarkese ose mosfunksionim të rrjetit.

Gjatë kohëzgjatjes së ketij promocioni, konsumatorët do të kenë mundesinë të fitojnë në total:

  • 5 paketa për 2 persona me vlerë totale 1250 Euro/person*, per ndeshjen Itali-Shqiperi 2024
  • Paketa perfshin:transport(vajtje-ardhje) , akomodim, mengjes+drek, si dhe biletat per ndeshjen Itali-Shqiperi 2024

*Çmimet nuk janë të konvertueshme në para.

9. Numri i mundshëm i pjesëmarrësve në promocionin “Fanta + Replay 2024” është rreth 2.2 milion.

10. Fituesi në momentin e marjes së dhuratës në ambjentet e ELKA-SA do të firmosë procesverbalin e marjes në dorezim të dhuratës si dhe faturen përkatëse. Fituesi do të përfitoje dhuratën brenda një harku kohor prej 10 ditë pune nga data e shpalljes fitues. Nëse Fituesi nuk do të paraqitet, brenda afatit ditor prej 10 ditë pune, për të terhequr dhuratën, ai do të kontaktohet nga stafi i autorizuar i CCBS dhe do të ftohet të paraqitet pranë ambjenteve të ELKA-SA për të tërhequr personalisht dhuratën. Fituesi i çmimit të madh duhet të paraqitet pranë ambjenteve të ELKA-SA ku do te njoftojë se cili do të jetë përfituesi i dytë i udhëtimit dhe do të firmosi formatin e përfitimit të çmimit të madh.

Pjesemarrës në shorte do të jenë të gjithë klientet që kanë dërguar foto të kuponit tatimor ne website gjatë periudhes respektive:

  • Shorteu: Kuponat pjesmarrës në shorteun e datës 08 Prill 2024 ora 10:00 do të llogariten kuponat e ngarkuara në website nga ora 00:00 e datës 08 Prill 2024 deri në datë 27 Maj 2024 ora 23:59.

Fituesi do të:

1. Njoftohet me telefon brenda ditës së hedhjes së Nëse fituesi nuk përgjigjet në telefon apo numri nuk është i disponueshëm deri në orën 17:30 të ditës së hedhjes së shorteut, atëherë ELKA-SA -se i lind e drejta të shpallë fitues personin pasardhës.

2. Në rast se fituesi nuk përgjigjet në telefon apo numri nuk është i disponueshëm deri në orën 17:30 pranon se nuk do të ketë asnje pretendim lidhur me humbjen e të drejtes si fitues i ketij Promocioni.

3. Duhet të japë me telefon kredencialet e plota si: emër, mbiemër, atësi, numrin e kartës së identietit, qyetin dhe adresen e sakte të banimit dhe paketimin me te cilin u bë Nese fituesi nuk përgjigjet në telefon deri në orën 17;30 të ditës së hedhjes së shorteut, ELKA-SA i lind e drejta të shpallë fitues personin pasardhës.

4. Të gjitha të dhënat personale që do të përpunohen nga ELKA-SA vetëm për qellimin e këtij promocioni “Fanta + Replay 2024” dhe do të shkatërrohen brenda 14 ditëve nga përfundimi i dorëzimit të dhuratave, sipas ligjit në fuqi, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa-autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo përpunuara. Të dhënat personale të mbledhura nga CCBS dhe 1UP Labs në kuadër të ketij promocioni dhe sipas kushteve të kësaj rregulloreje, do të trajtohen në përputhje me LIGJ Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.

5. ELKA-SA nuk do të jetë përgjegjëse për asnjë dëm financiar apo jofinanciar (përfshirë dëmin apo fitimin e munguar) që mund të rezultojë si pasojë e pjesëmarrjes në promocionin “Fanta + Replay 2024” përjashtuar përgjegjësinë ligjore të ELKA-SA.

6. Këto rregulla do të botohen pjesërisht në materialet promocionale dhe plotesisht në website (https://replaysnacks.com/).

7. Pjesëmarrësit në këtë promocion nuk kanë të drejtë të kërkojnë çmim në sasi më të madhe, apo çmim të ndryshëm nga ai i përcaktuar nga subjekti organizues i fushatës sipas kësaj rregulloreje. Çmimet e mësipërme nuk janë të konvertueshme në para. Duke marrë pjesë në këtë promocion, pjesëmarrësit detyrohen të respektojnë këtë rregullore.

8. Promocioni “Fanta + Replay 2024” mund të ndërpritet në rast force madhore dhe/ose Fatkeqesie Natyrore (rrethana të cila Shoqëria nuk mund t’i kishte parashikuar apo influencuar), përfshirë pamundësinë e CCBS për të vazhduar promocionin “Fanta + Replay 2024” për arsye që nuk varen nga vullneti i saj. ELKA-SA  do të informojë konsumatorët me mjetet e duhura në rast ndërprerjeje të promocionit “Fanta + Replay 2024” duke dhënë edhe arsyet e kësaj ndërprerjeje. Në raste të tilla, ELKA-SA   nuk do të ketë detyrimin për të dëmshpërblyer pjesëmarrësit për çdo shpenzim lidhur me pjesëmarrjen e tyre në promocion.

9. Promocioni “Fanta + Replay 2024” është një ofertë që i drejtohet publikut dhe bazohet në nenet 661, 665, 667 paragrafi i parë dhe i tretë, 670 e 671 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Organizimi i promocionit “Fanta + Replay 2024” bëhet në përputhje me Vendimit të Keshillit të Ministrave nr. 196, datë 15.3.2017 “Përcaktimin E Mënyrave, Formave, Kritereve Dhe Rregullave Për Organizimin E Lojërave Të Fatit Promocionale”. Personat që sipas parashikimeve të kësaj rregullore kanë të drejtë të tërheqin çmimet e vëna në lojë, nëse hasin pengesë në tërheqjen e tyre mund të paraqesin çdo ankesë apo informacion në numrin e tel: __________ose ne adresën e e-mailit: __________

10. Fanta Orange Dhe Fanta Exotic, jane marka te regjistruara te “The Coca-Cola Company”.

11. Replay, është mark e regjistruara të “ELKA-SA SH.A”